Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka akuzuar ministrin Librun Aliu për mashtrim lidhur me asflatimin e një rrugë në Mitrovicë, raporton Gazeta10.
Musliu në një replikë me Aliun ka thënë se vet nërvoza e tij gjatë fjalës që ka pasur reflekton joprofesionalizëm.
“Vet nervoza juaj në këtë mënyrë dhe joprofesionalizmi juaj i adresimit të çështjes në këtë mënyrë tregon që ti ja atje duke i mashtru qytetarët”, ka thënë Ganimete Musliu.
Tutje, Musliu ka pyetur Aliun se kur do të shtrohet rruga në fjalë.
“Pajtohem plotësisht i nderum që fillimisht shtrohet zhavori por gjema në botë dikun që shtrohet asfalti në dhjetor dhe ju jeni zotu që ai projekt do të përfundojë këtë vit, prandaj je kah i mashtron qytetarët. Tregom kur do të përfundojë ky projekt, kur do ta shkelim unë dhe ti asfaltin në veri të Mitovicës”, ka thënë Musliu. / Gazeta10