Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Do të blihen 100 biçikleta për qytetarët dhe shteg 100 km për çiklistët

Gazeta10
26 October 2022 - 9:18

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka treguar se do të blihen 100 biçikleta për shfrytëzim nga qytetarët dhe se do të ndërtohen 10 vendstacione të tyre.

“Parashihet me u ble 100 biçikleta, dhe me u vendos ne kryeqytet. Dikun mendojmë me i pas 10 vendstacione dhe kanë me qenë në shërbim të qytetarëve. Qëllimi është që me rrit vetëdijesimin për biçikletën dhe shprehin. Ne kemi diskutu me ekspertë të jashtëm të Bankës Botërore dhe ekip holandez që na kanë rekomanduar të blejmë bicikleta dhe me i jep në shërbim të qytetarëve sepse vetëm në atë mënyrë rritet përdorimi I tyre. Andaj ky është qëllimi që me u bë shtegu i biçikletave dhe me u vendos në 10 vendstacioone.”, ka thënë ai.

Mirëpo, sa i përketë infrastrukturës rrugore për biçikleta në kryeqytet Musliu, ka thënë se parashihet që shtegu të jetë deri 100km dhe në rrugët ku ka shteg do të bëhet vetëm sinjalizimin por në disa duhet ndërhyrje.

Në rrugët të cilat është e pamundur që të bëjnë shtegun e biçikletave sipas Musliut, do të kthehen në rrugë një drejtimshe./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=kw1LOZKCE9s

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.