Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Musliu: E frikshme etja e Kurtit për të lënë gjurmë në histori

Gazeta10
07 April 2023 - 16:08

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për raportin e punës së Qeverisë së Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se për këtë periudhë 2 vjeçare Albin Kurti luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy viteve, raporton Gazeta10.

Sipas saj rruga përmes së cilës ai erdhi në pushtet ishte rruga e refuzimit, propagandës dhe akuzave, rruga e demonstratave në të cilat u vranë qytetarët që i besonin propagandës së tij, ishte rruga që ofendoj e plagosi policë të Kosovës, ishte rruga e manipulimit të të rinjve të Kosovës.

“Sot dy vjet pas, shohim një Albin të dështuar përballë vetës së tij dhe qytetarëve  i cili e futi Kosovën në një kaos ekonomik, social e politik”, tha Musliu. Sipas saj kjo po ndodh sepse etja e Albin Kurtit për të lënë gjurmë në histori është shumë e frikshme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.