Gazeta10

Musliu hedh poshtë mundësinë e kthimit të Limajt në PDK: As nuk e kemi diskutuar

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në emisionin “Prime Time” ka folur rreth mundësisë së kthimit të Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës, duke hedhur poshtë këtë mundësi.

Musliu ka thënë se në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie as nuk është diskutuar një gjë e tillë, duke shtuar se është mirë që të ketë mbledhje të tilla të ushtarëve të UÇK-së sepse rriten vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Në organet e PDK-së pjesë e të cilave jam, unë aktualisht jam pjesës e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, si organi më i lartë vendimmarrës dhe në atë forum nuk kemi diskutuar për tema të tilla. Por fotografi keni me pa plotë, uroj të ketë plotë kësi foto sepse sa më shumë që ka të tilla aq më e madhe do të jetë vlera e UÇK-së. Qëllimi i armikut është më i përça vlerat e luftës edhe shokët e luftës. Qëllime dashakeqe janë ato që dojnë me i pa hasmëri komandantët e luftës çlirimtare të Kosovës.”, ka thënë Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se takimet e tilla s’mund të ndalohen  nga askush sepse ata mblidhen dhe e kujtojnë rrugëtimin e tyre të përbashkët e të lavdishëm në UÇK.

“Janë do njerëz që historia ju shkon mbrapa dhe ju dhashtë zoti shëndet e jetë, por ata njerëz edhe të vdekur kanë peshë më shumë se at njerëz që i komentojnë ato fotografi e që reagojnë deri në primitivizëm e racizëm. Foto të tilla keni me pa shpesh se s’mund të ua ndalosh njerëzve me u taku e me kujtu rrugëtimin e tyre të përbashkët e të lavdishëm siç është rrugëtimi i tyre në UCK. Fotografi të tilla do të shihni shpesh.”, ka përfunduar ajo./Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova