Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim për t’ia siguruar votat Albinit e Donikës- shteti i kapur në të gjitha hallkat

Gazeta10
27 February 2025 - 12:39

Ganimete Musliu nga PDK-ja ka deklaruar se KQZ-ja dhe diplomacia janë vënë në shërbim të votave për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj tani po bëhet e qartë se ankesat e mërgimtarëve që KQZ i pengoi të regjistrohen si votues nëpër misionet diplomatike jashtë vendit, paskan qenë të vërteta.

“Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën. Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur. Se jemi në prag të instalimit të një diktature”,tha Musliu

Ajo theksoi se diaspora nuk është e Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që bërtasin “Albin baba”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.