Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu krenohet me kohën kur Thaçi ua dyfishoi pagat policëve

Gazeta10
03 November 2022 - 18:48

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se në kohën kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës, pagat e policëve ishin rritur nga 247 euro në 589 euro.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tash Policia e Kosovës po lufton për mbijetesë.

Në kohën kur z.THAÇI ishte Kryeministër i Kosovës pagat e Policisë së Kosovës nga 247€ u bënë 589€. Pra pati ngritje të pagës 139% për Policinë e Kosovës. Sot Policia e Kosovës po lufton për mbijetesë ku po thuajse secili nga ta detyrohet të bëjë punë sekondare për ta mbajtur familjen”, ka shkruar Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.