Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu pas deklaratave të ministrit: Peci ose Speci, njëri duhet të përfundojë në burg

Gazeta10
21 November 2024 - 8:59

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se në qeveritë e kaluara me një traktor janë vjedhur mbi 3 milionë euro.

Ajo ka bërë me dije se përmes këtyre deklaratave ministri në fjalë po mundohet ta shantazhojë opozitën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas këtyre deklaratave ministri Peci duhet të intervistohet nga prokuroria.

“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi denohet me ligj. Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.