Gazeta10

Musliu për ambasadorin Berishaj: Kurti e Osmani janë futur në një pellg korrupsioni

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në “Prime Time” ka folur rreth skandalit financiar të publikuar në media ku dyshohet se ambasadori  i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj ka qenë i përfshirë, raporton Gazeta10.

Musliu, ka thënë se mënyra se si po mbrohet ambasadori nga pushtetarët tregon se ata janë futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Mënyra se si  e mbrojnë ambasadorin Berishaj, Qeveria e Republikës së Kosovës në korë me ministra, deputetë, kryeministri vetë, ministrja e Jashtme, presidentja, këtu janë dyshimet shumë të mëdha që janë të futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve”, ka thënë Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se mbrojtja e tillë tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet ta injorojmë.

“Mënyra zinxherore që kjo Qeveri e mbron Berishajn dhe duke pasur parasysh qasjen e tyre ndaj këtyre rasteve kur ishin në opozitë, raste që s’janë kanë as për së afërmi të tilla, kjo tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet t’i injorojmë si problem e aq më tepër persona të tillë të përfaqësojnë Kosovën.”, ka thënë Musliu./Gazeta10

NË FOKUS

vrasja-ne-malisheve-2-e1695197794625-673x480-1
Vrasja në Malishevë, trupi i pajetë ende në rrugë (FOTO)
Tenistja
Dëshmia tronditëse e tenistes franceze: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë
Screenshot 2023-09-20 113457
Vrasja në Malishevë - Viktima dhe dorasi ishin kolegë pune, la pas dy djem (Foto)
378300025_199794649674793_8964987076832914870_n
Pamje shokuese, familjari poston fotot e nipit të mitur që u rrah nga mësueset e një kopshti (Foto)
IMG_4246
E dhimbshme: Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër
Screenshot 2023-09-20 091948
Ekskluzive: Ky është personi që u vra në Malishevë (FOTO)
377107663_1262657837695256_5506678351404178209_n
Video virale e hajdutit kur “shtypet” nga traktori pasi tentoi ta vidhte
Familja-Shala-Elshani
Shkelja e dy këmbësorëve në Pejë : Familja Shala shtrijnë dorën e pajtimit ndaj Elshanit (VIDEO)