Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu- Përparim Ramës: A më duket a ke ardh nga Londra për tu bërë Kryetar?

Gazeta10
22 March 2023 - 10:29

Sot, rrugët kryesore në qendër të Prishtinës kanë qenë të bllokuara nga trafiku i automjetëve.

Njoftim zyrtarë nga Komuna e Prishtinës për arsyet e kësaj tollovie akoma nuk ka.

Por, sipas deputetes së Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, krasimi i drunjëve ka shkaktuar një kaos të tillë.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar udhëheqjen komunale dhe kryetarin, Perparim Rama.

“Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan????Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në orën 8:00 të mëngjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londër Kryetari i Londrës kishte dhënë dorëheqje. Perparim Rama ti a me duket a pate ardhë nga Londra për tu bërë Kryetar???”, ka shkruajtur Musliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.