Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu: Qe 55 orë policët kanë mbetur në Jarinjë, s’ka rezerva ushqimore

Gazeta10
12 December 2022 - 13:23

Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura. 

Musliu ka thënë se se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinjë dhe përveç rraskapitjes po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.”, ka shkruar ajo.

Policia e Kosovës ka bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak për shkak të ofrimit të sigurisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.