
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti e Rama “dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë”, pasi sipas saj i vetmi aktivitet i Kurtit është kontrollimi i punëtorëve në fillimin e orarit të punës.
Kurse për Ramën thotë se aktiviteti i tij është që ti bllokojë rrugët çdo mëngjes me do bagera e do shirita.
“Albin Kurti e Përparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e administratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kanë me i kontrollu punëtoret a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t ’lume në orën 7:45 me do “bagera e do shirita”, ka shkruar Musliu./Gazeta10