Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: Kushtetuta ka fol por deputeti Kurti nuk do të dëgjoj

Gazeta10
22 August 2026 - 12:11

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një pikë ku, sipas saj, rendi kushtetues është seriozisht i rrezikuar.

 

“E di që popullit që ka kaluar midis sakrificës, mirëpo Kosova gjithmonë ka paguar çmimin e saj deri sot. Dje ne ishim në fushën e betejës, e sot në sasat e Gjykatës së Hagës. Dhe sakrifica për këtë shtet nuk ka përfunduar.Demokracia e dimë, na ka mësuar historia që nuk rrënohet brenda një dite. Mirëpo ajo zbehet kur pushteti fillon të besojë se është mbi ligjin. Fatkeqësisht, për ne, Kosova sot ndodhet pikërisht në këtë pikë.Dhe kjo nuk është një çështje nëse je me apo kundër Albin Kurtit. Nuk është as për përplasjen në mes të pozitës dhe të opozitës. Mirëpo secili nga ne sot kemi vetëm një pyetje: A do të jetë Kosova një shtet ku sundon kushtetuta, apo shtet ku sundon pushteti i një lideri?” Tha ajo.

“Gjykata Kushtetuese ka folur, kushtetuta ka folur, por deputeti Albin Kurti ka zgjedhur të mos e dëgjojë asnjërën. E kur dikush vendos veten mbi kushtetutën, ai më nuk punon për shtetin, por punon për veten e ti” tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.