
Edhe sot, ditë vikendi, po vazhdon aksioni i drejtorisë së shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, për lirimin e hapësirave publike në lagje të ndryshme të Kryeqytetit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka njoftuar se sot kanë intervenuar me polici në lirimin e trotuarit në rrugën “Edmond Hoxha” (salla 1 tetori), për të vazhduar më pas siç ka thënë ai në çdo rrugë të Kryeqytetit, raporton Gazeta10.
“Ska mu ndal, deri në lirimin e të gjitha hapësirave për këmbësor”, ka shkuar drejtori Musliu./Gazeta10/