Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mustafa i PDK-së: Trusti mbetet pa bord përderisa mjetet financiare po shënojnë rënie

Gazeta10
15 March 2023 - 9:05

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se vlera e mjeteve të Trustit po vazhdon me rënie të theksuar.

Në këtë situatë ai e ka përmendur mungesën e bordit të Trustit Pensinal të Kosovës, si organ vendimarrës.

“Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës”.

“Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.