Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa ironizon me Muratin: Aq shumë po kanë qytetarët pare në banka, sa që po ikin nga vendi

Gazeta10
22 September 2022 - 12:41

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që tha se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje dhe se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde 4.88 miliardë euro, raporton Gazeta10.

Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka sa që po ikin jashtë vendit”.

“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.