Gazeta10

Mustafa: Sa isha kryeministër, Vuçiqi u pajtua që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur rreth marrëveshjes së mbrëmshme në Ohër.

Ish kryeministri u ndal sidomos në pikën e “vetmenaxhimit”. Ai shpjegoi se Kurti e dinte se Asociacioni nuk do të bëhej me kompetenca ekzekutive sa ishte Mustafa kryeministër, duke u thirrur në letrën e ish kryediplomates Mogerini, e cila e garantonte një gjë të tillë. Madje për këtë u pajtua edhe Vuçiqi atë botë, thotë Mustafa.

Sipas Mustafës Kurti e dinte këtë gjë, por përsëri e sulmonte kuvendin, madje edhe shtëpinë e ish kryeministrit.

“Z. Kurti i ka ditë këta gjëra edhe në kohën kur njerëzit e tij ma sulmonin shtëpinë me bomba molotovi, kur e sulmonte ndërtesën e qeverisë dhe të Kuvendit. Unë atëherë kisha marrë garancione kredibile që Asociacioni të jetë në harmoni me Kushtetutën. Ishte çelësi që dekreti që përfshinte edhe statutit ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim dhe kur ajo e vlerëson se është në rregull, atëherë themelohet asociacioni”, tha Mustafa për Insajderin.

Sipas Mustafës, tash nuk mund ta thotë, nëse kjo është e mundshme.

“Sikurse edhe letra e znj. Mogerini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Për këtë ishte pajtuar edhe z. Vuçiq. Sepse donim të arrinim diçka që funksionon, që është me ligj dhe Kushtetutë dhe që nuk i mashtrojmë as shqiptarët e as serbet. Që na mundëson të ecim drejt marrëveshjes finale dhe njohjes. Tani nuk e di se a do të funksionoj kjo në këto rrethana”, u shpreh Mustafa.

NË FOKUS

bruno
Bruno plas 'bombën': Të gjithë banorët në Big Brother Vip Kosova, janë paguar
plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
Screen Shot 2023-03-29 at 6.12
EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic