
yftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut.
“Me dhembshuri mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kishës Katolike, Papa Françeskut. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai i shërbeu paqes, humanizmit, dinjitetit njerëzor dhe bashkëjetesës ndërfetare në mbarë botën. Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj, si dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin e Vatikanit – selinë qendrore të Kishës Katolike – për Kishën Katolike në vendin tonë, si dhe për të gjithë besimtarët katolikë.”
Tërnava ka thënë se Papa Françesku ishte zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë.