Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes”, Bulliqi ngushëllon për të riun që vdiq pasi u rrah brutalisht

Gazeta10
20 January 2024 - 21:20

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.