Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nadal paralajmëron tërheqjen nga tenisi vitin tjetër

Gazeta10
18 May 2023 - 18:46

Rafael Nadal njoftoi të enjten se do të tërhiqet nga “French Open” për shkak të një dëmtimi në ije dhe paralajmëroi se pret që viti 2024 të jetë sezoni i fundit i karrierës së tij.

Fituesi i 14-të Grand Slam titujve në “French Open”, do të mungojë për herë të parë në këtë Grand Slam që nga debutimi i tij në vitin 2005.

Nadal, i cili mbush 37 vjeç muajin e ardhshëm, dha lajmin për tërheqjen e tij dhe planet për të ardhmen gjatë një konference për shtyp në akademinë e tij të tenisit në Spanjë.

Ai tha se nuk dëshiron të caktojë një datë për rikthimin e tij në turnetë e tenisit, por pret që të duhen muaj për tu rikuperuar plotësisht.

“Asnjëherë nuk e dini se si do të shkojnë gjërat, por synimi im është që viti i ardhshëm të jetë viti im i fundit”, tha ndër të tjera Nadal, i cili në total ka fituar 22 Grand Slame.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.