Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci numëron 9 vendimet e saj në këtë periudhë qeverisjeje

Gazeta10
23 August 2022 - 15:39

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka numëruar 9 vendimet e saj për këtë periudhë sa është në krye të ministrisë, raporton Gazeta10.

Nagavci ka thënë se ka realizuar projekte e reforma për të cilat kanë dhënë premtime dhe po ashtu i janë përgjigjur edhe problemeve të tjera emergjente.

Nagavci ka thënë se sektori i arsimit ka qenë në një gjendje pothuajse më të rëndë kur është marrë pushteti me 14 shkurt.

“Kemi e do të kemi pengesa, por kemi edhe vullnetin e hekurt që besimin që kemi marrë nga qytetarët për programin tonë ta çojmë deri në fund”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

Këtu keni postimin e plotë.

“Përgjatë këtij një viti e gjysëm qeverisje kemi realizuar një mori punësh e kemi nisur reformat për të cilat jemi zotuar, por në anën tjetër u jemi përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilin e kemi gjetur sektorin e arsimit dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj kohe kemi marrë një sërë masash e veprimesh të cilat ndihmojnë direkt mësimdhënësit:

Description: 📌Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.

Description: 📌Kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit që janë tepricë teknologjike që të mos i lëmë pa punë.

Description: 📌1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës e po punojmë njëkohësisht edhe për riplanifikim e kujdes për buxhetin.

Description: 📌Sivjet kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti.

Description: 📌Ndër tjera kemi zgjidhur problemin me norma, psh. në Komunën e Fushë Kosovës – ky problem ka qenë më shumë se 10 vjet. Në buxhetin e vitit 2023 tashmë janë paraparë më shumë se 150 norma të stafit arsimor për këtë komunë.

Description: 📌Në Projektligjin e ri për paga i cili është në diskutim paraprak, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

Description: 📌Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave.

Description: 📌Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

Description: 📌Jemi duke punuar maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla e t’ i pajisim me kabinete, laboratore e salla sportive.

14 shkurti ka qenë moment i kthimit të madh për rregullimin e secilit sektor shoqëror tashmë të dëmtuar rëndë, ndër të cilët pothuajse më së rëndi ky i arsimit. Dhe padyshim fajtorët nuk janë anonim. Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale, por çdo ditë po marrim iniciativa e vendime që do të na nxjerrin përfundimisht nga kjo gjendje. Kemi e do të kemi pengesa, por kemi edhe vullnetin e hekurt që besimin që kemi marrë nga qytetarët për programin tonë ta çojmë deri në fund”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se SBASHK-u ka paralajmëruar grevë meqë Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit nuk po i plotësojnë kërkesat e tyre.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.