Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Naimi është thyer para policisë”- Milaim Zeka: Do dalin gjëra shumë të rënda

Gazeta10
07 Dhjetor 2023 - 16:43

Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.

Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë. Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se  paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet. Do dalin gjëra  të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them  me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”,-tha Milaim Zeka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.