
Napoli ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me senzacionin, Kvicha Kvaratskhelia.
Kvaratskhelia po tregon paraqitje fenomenale me skuadrën e Napolit këtë sezon dhe është njëri nga lojtarët më meritorë që Napoli kryeson bindshëm tabelën në Serie A.
Ai erdhi këtë verë te Napoli nga Dinamo Batumi, për shumën e 10 milionë eurove.
Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadon në vitin 2027, por Napoli dëshiron që t’i ofrojë atij një kontratë të re deri në vitin 2028 me kushte më të mira.
Forma e mirë e gjeorgjianit këtë sezon ka rënë në sy të klubeve më të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme të ofrojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.