Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli ka marrëveshje me Zhegrovën, por Lille po refuzon shitjen e yllit kosovar

Gazeta10
13 January 2025 - 16:06

Edon Zhegrova vazhdon të jetë i lidhur me Napolin, por transferimi i tij në Serie A nuk është diçka që mund të kryhet lehtë.

Sulmuesi kosovar pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe thuhet se ka kërkuar kalimin në Serie A

Corriere dello Sport ka raportuar se Napoli ka tanimë një marrëveshje me agjentin e futbollistit, por mungon ajo me Lille.

Napoli do të mbetet pa yllin e tyre Khvicha Kvaratskhelia i cili pritet së shpejti të kompletojë transferimin në Paris Saint Germain.

Lille po insiston në shitjen e yllit kosovar në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron ta mbajë deri në verë.

Napoli është i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për Zhegrovën, shumë që megjithatë konsiderohet e ulët nga Lille.

Skuadra franceze synon që nga shitja e reprezentuesit kosovar në verë të fitojë mbi 40 milionë euro.

Gjithsesi përkundër se menaxheri i Zhegrovës ka një marrëveshje personale me Napolin, tani gjithçka pritet të vendoset nga Lille.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.