
Napoli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesi Rasmus Hojlund.
Kampioni i Italisë është në bisedime të avancuara me Manchester United për transferimin e danezit dhe marrëveshja pritet të mbyllet gjatë orëve në vazhdim.
Napoli ka ofruar një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm për 45 milionë euro.
Hojlund e ndjen se periudha e tij në Manchester ka marrë fund dhe është i hapur për një rikthim në Serie A.
Napoli i ka ofruar danezit një kontratë deri në vitin 2030 nëse e transferon në mënyrë permanente vitin e ardhshëm.