Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter ëhstë shprehur se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike dhe se e dënon fuqishëm këtë sulm, raporton Gazeta10.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shprehet Stoltenberg.
Ambasada iraniane u boshatis sot pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që i la 24 orë stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria./Gazeta10.