Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndahen çmimet për raportimin më të mirë kundër varfërisë

Gazeta10
27 Tetor 2022 - 18:26

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UNKT, kanë ndarë sot çmimet për raportimin më të mirë kundër varfërisë.

Në edicionin e 17-të këtë vit u shpërblyen gazetarët Adnan Beqiri, Dafina Halili, Doruntina Bylykbashi, Diamant Bajra, Milena Todorovic, Majlinda Doda dhe Valdrin Fetahu, raporton Gazeta10.

Në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Doruntina Bylykbashi nga RTV Dukagjini.

Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetares nga Radio Kosova 2, Milena Todorovic.

Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetares së Kosovo2.0, Dafina Halili për “Shkolla fantazmë, shkolla geto e ndërrime të segreguara”.

Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Asgjë për Pakicën”, i gazetarit Diamant Bajra.

Për fotografinë më të mirë u shpërblyen fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu dhe Adnan Beqiri.

Përveç këtyre çmimeve, me çmim special u shpërblye edhe gazetarja e RTK-së, Majlinda Doda në kategorinë audio storja më e mirë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.