Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare bateristja dhe vokalistja e “Low”

Gazeta10
06 November 2022 - 19:24

Ka ndërruar jetë Mimi Parker, bateristja, vokalistja dhe kompozitorja e grupit “Low”.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj dhe anëtari i grupit, Alan Sparhawk.

Parker u diagnostikua me kancer në vezore në dhjetor të vitit 2020.

Ajo ishte vetëm 55 vjeçe, konfirmoi menaxhmenti i grupit.

“Miq, është e vështirë ta shprehësh universin në gjuhë dhe në një mesazh të shkurtër, por ajo u nda nga jeta mbrëmë, e rrethuar nga familja dhe dashuria. Ndani këtë moment me dikë që ka nevojë për ju. Dashuria është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme”.

Lajmi vjen pas anulimit të një sërë shfaqjesh live për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e Parker.

Pas një diagnoze në fund të vitit 2020, Parker filloi trajtimin për kancerin ovarian në vitin 2021 dhe zbuloi publikisht statusin e saj shëndetësor në një intervistë në fillim të 2022.

Mimi ka lindur në vitin 1967 dhe është rritur në një qytet të vogël jashtë Bemidji, Minesota.

Ajo filloi të eksperimentonte me muzikën që në moshë të re.

Parker ka lënë pas dy fëmijë: Hollis dhe Cyrus. /Telegrafi/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.