
Profesori dhe veterani i sportit, Muhamet Alaj, është ndarë nga jeta sot.
Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshati Drenoc të Deçanit.
Prof.Muhamet Alaj ia kushtoi tërë jetën sportit, veçanërisht hendbollit, ku nga puna e tij dolën shumë talent që garuan në kampionate botërore.
Mbledhja komemorative mbahet në orën 12 nën patronatin e kryetarit të Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, në objektin e komunës.