
Skulptori i njohur, Luan Mulliqi, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën Mulliqi ishte sekretar shkencor.
Sipas njoftimit, të hënën në orën 11:00 do të mbahet mbledhja komemorative, kurse nga ora 11:30 do të fillojnë homazhet.
Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.