Gazeta10

Ndaj rasti të Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon ish-oficeri britanik i KFOR-it 

Në rastin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve para pak minutash në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ka nisur dëshminë dëshmitari tjetër ish-oficier britanik  Doug Young i 25-ti me radhë.

Young i cili është ish oficer i ushtrisë britanike kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të Misionit Vëzhgues Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar e më pas edhe në misionin e OSBE-së, për t’u kthyer edhe njëherë në Kosovë pas luftës si pjesë e KFOR-it, në kuadër të së cilit mision, siç deklaroi Young në krye të herës ka ndihmuar në krijimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Douglas Young, sipas Prokurores Deborah Mayer ka bashkëpunuar me UÇK-në për gjetjen e personave të rrëmbyer nga UÇK-ja dhe kthimin e tyre. Ky dëshmitar është i treti ndërkombëtar i ZPS-së, pas këshilltarit dhe ish raportuesit të Humans Right Watch, Frederick Abrahams dhe ish oficerit britanik të inteligjencës Frank Ledëidge të cilët poashtu kanë dëshmuar në seanca të hapura për publikun.

Dëshmia e Young pritet të zgjasë së paku edhe të enjten, pas përfundimit të pyetjeve rreth 1 orë nga Prokurorja Mayer dhe kundërpyetjeve nga ekipet mbrojtëse në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri