Gazeta10

Ndalimi i duhanit në hapësira të mbyllura, shqiptohen numër i konsiderueshëm i gjobave

10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

Këtë të premte, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë “e jo që të mbeten në letër!”.

“Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë ka bërë thirrje tek qytetarët si palë bashkëpunuese, duke thënë se “le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”.

“Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion”, ka shtuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë