Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet një person pas vdekjes së 31 vjeçarit në vendin e punës në Vushtrri

Gazeta10
21 May 2026 - 20:54

Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.

Policia njofton se pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtimi ka rënë një punëtor në rrethana ende te panjohura.

Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është  kontaktuar  prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës””, njoftoi policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshë 31 vjeçare, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.