Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërrime pozitash në Komunën e Prishtinën, Rama njofton se e ka emëruar nënkryetar Florian Dushin

Gazeta10
07 March 2025 - 10:28

Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar kryetari Përparim Rama.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës”, shkroi Rama.

Rama shkroi se “kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”.

‘Flori an” do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.