
Një burrë ka vdekur në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.