
Ndeshja Bashkimi – Peja e cila ishte e paraparë të luhej sonte, është shtyrë për ditën e hënë.
Ky duel u shtye për arsye të temperaturave të ulëta që po mbretëronin në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet të hënën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Kjo përballje do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 20 në Prince Caffe Superligën e Kosovës.