Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndeshje e zjarrtë sonte ndërmjet Trepçës dhe Yllit në Superkupën Mbarëkombëtare

Gazeta10
05 Tetor 2022 - 13:51

Sot me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet super përballja mes KB Trepçës dhe Yllit, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e Superkupës Mbarëkombëtare.

Përballja e sotme zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku të dy klubet do të synojnë me çdo kusht vetëm kualifikimin tutje për në finale.

Gjysmëfinalja tjetër në Superkupën Mbarëkombëtare është mes klubit të Teutës dhe atij të Tiranës.

Por, klubi i basketbollit nga Shqipëria, Teuta e ka konfirmuar mos pjesëmarrjen në këtë garë, duke lënë të kuptohet se klubi i Tiranës pret në finale fituesin e takimit të sotëm mes Trepçës e Yllit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.