Të dielën është hedhur shorti për kualifikimet në Kampionatin Evropian EURO 2024, shkruan Gazeta10.
Kosova në këto kualifikime gjendet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Njëri nga kundërshtarët e Kosovës në këtë grup, Rumania, ka nisur t’i jep kahje politike ndeshjes ndaj Kosovës.
Një politikan rumun ka bërë thirrje që të mos luhen ndeshjet ndaj Kosovës dhe Rumania t’i humb këto ndeshje në tavolinë me rezultat 3-0.
Kjo për arsye se Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Ndërkohë Federata e Futbollit të Rumanisë ka njoftuar të hënën se do të
diskutojë me Qeverinë lidhur me zhvillimin e ndeshjeve ndaj Kosovës.
“Marrë në konsideratë faktin që Rumania dhe Kosova janë në një grup në kualifikimet për Euro 233024 dhe duke marrë për bazë situatën gjeopolitike, Federata e Futbollit të Rumanisë do të ketë dialog me Qeverinë e Rumanisë për të mësuar kushtet për ndeshjet në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën” thuhet në prononcimin e Federatës së Futbollit të Rumanisë.
UEFA ka publikuar orarin e zhvillimit të ndeshjeve për kualifikimet në EURO dhe Kosova do të përballet ndaj me 16 qershor në “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja si mysafir do të luhet më 12 shtator të vitit të ardhshëm.
Që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, Kosova është përballur disa herë me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por asnjëra ndeshje nuk është anuluar. /Gazeta10/