
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama ka përplasur ashpër analistët në studion e emisionit “Politiko”, me Kushtrim Sadiku.
Publicisti Halil Matoshi këmbëngul që një një vendim i tillë i Ramës ka ardhur me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare kurse në anë tjetër analisti Blerim Gashi e kundërshtoi një mendim të tillë duke thënë se përse bashkësia ndërkombëtare zgjodhi Ramën për të ndëshkuar Kurtin.
Aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj ka deklaruar që Kryeministri Rama nuk po e kalon mirë me dy kryeministra të Kosovës, i pari është Ramush Haradinaj për shkëmbime territoresh (taksa ka qenë pretekst) kurse i dyti Kurti për asociacion.
“Ç’është ky njeri që e shtyn me aq zellë shkëmbimin e territoreve dhe asociacionin, në të dyja rastet Kasova ka qenë kundër,Serbia ka qenë pro. Ky njeri e ka një zor të madh”, ka thënë Jasharaj.
Sipas tij sjellja e Ramës është e dëmshme dhe veç Serbisë i shkon për shtati.
Gjatë debatit Matoshi përseriti disa herë që Kosova është nën sanksione, duke iu thënë analistëve Gashi e Jashari që ata po mundohen me e fsheh që Kosova është nën sanksione. /Gazeta10/