Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndotet burimi i ujit të pijshëm në Rahovec

Gazeta10
16 November 2022 - 8:43

Në emisionin “Mëngjesi më Arben Ahmetin”, është raportuar se banorët e fshatit Zaqishtë të Rahovecit janë ankuar se ka ndotje të burimit të ujit me të cilin ata furnizohen për pije, raporton Gazeta10.

Një vendas ka thënë se kjo po iu shkakton probleme edhe financiare.

“Siç po e shihni gjendja nuk është e mirë, papastërtia është e madhe, gjithë fshati furnizohet me ujë të pijshëm këtu, po thonë se është i pijshëm por ka shumë gërqele. Kështuqë nuk është i pastër as me pi po na prish edhe bojlerat. Analizat ja bëjnë e thonë se është i pijshëm por nuk është ka shumë gëlqere, po na dëmton edhe bojlerat  çdo tre muj i rregullojmë bojlerat.

Ai ka thënë se burimi i ujit është nga nëntoka por, duhet vendosur filtra sepse kjo papastërti mund të dëmtoj shëndetin e banorëve./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=wMqFPJu382o

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.