
Parlamenti i Serbisë sot ka votuar për qeverinë e re në krye me Ana Bërnabiq.
Bërnabiq dhe ministrat e bënë betimin në Kuvendin e Serbisë, kështu duke filluar zyrtaristh mandatin e tyre.
Bërnabiq gjatë fjalimit të saj, gjithashtu u betua se do të angazhohet që Kosova të bëhet pjesë e Serbisë.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe premtoj nderin tim të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, ta kryej detyrën time si anëtare e Qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim, të angazhohemi për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë”, ka thënë ajo.
Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe ajo socialiste. Për këtë qeveri, kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total./Gazeta10