Lajme

“Në garë me botën gri” – Ekspozita e Rexhep Selimit hapet për festat e nëntorit

Gazeta10
22 Nëntor 2022 - 21:52

Në prag të ditëve më të rëndësishme të nëntorit, daljes publike për herë të parë të UÇK-së, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, hapet edhe ekspozita personale e Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”.

Një numër i madh i pikturave që do të ekspozohen janë bërë nga Selimi në Hagë, i cili po qëndron në paraburgim së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

Ekspozita e Rexhep Selimit, në pamundësi që të hapet nga ai, do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës më 25 nëntor, nga ora 12:00. Prej mbi 250 piktura që Selimi i ka bërë gjatë 4 viteve të fundit, disa prej tyre do të ekspozohen për publikun edhe në muze.

Lajmin për hapjen e ekspozitës personale të Rexhep Selimit, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor 2022, e ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në faqen e saj zyrtare në rrjete sociale.

Ky është njoftimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

“Në garë me botën gri” – ekspozitë personale nga Rexhep Selimi

Me datën 25 nëntor, nga ora 12:00, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit. Në 4 vitet e fundit, Selimi ka përfunduar më shumë se 250 piktura, dhe disa prej tyre do të ekspozohen për publikun në muze.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 4 dhjetor 2022.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.