Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Curri tregon një ngjarje qesharake sa ishte te Shqipëria e De Biasit

Gazeta10
01 January 2024 - 18:25

Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.

Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.

Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.

Gjatë diskutimit e sipër, Debatik Curri tregoi një ngjarje interesante që i kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

“Kishte disiplinë e rregull në kohën e Gianni de Biasi te Shqipëria, këtë e kam përjetuar vetë pasi në grumbullim, kur hynim në hotel na kontrolloheshin qeset me gjësende nga marketi” – tha ai.

Tutje, Curri u përgjigj në pyetjen se çka kishte në qeset e tyre.

“Në qeset tona kishte gjëra ushqimore që blenim në market, disa prej lojtarëve blenin edhe pashteta “Argeta”. – tha duke qeshur Debatik Curri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.