Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Në Holandë nis stërvitja e madhe ushtarake Falcon Autumn

Gazeta10
31 October 2022 - 16:24

Nga sot deri më 18 nëntor, Holanda do të presë stërvitjen e madhe ushtarake Falcon Autumn, në të cilën do të marrin pjesë edhe SHBA, Gjermania dhe Polonia, njoftoi Ministria e Mbrojtjes holandeze.

Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Ministrisë, detyra kryesore e kësaj stërvitjeje është “mbrojtja e territorit të NATO-s”, duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë ka treguar “se siguria dhe liria nuk mund të merren si të mirëqenë”.

Shtohet se gjatë manovrave do të stërviten trupat ajrore me pjesëmarrjen e më shumë se një mijë ushtarëve dhe 37 helikopterëve.

Vihet re se ushtarët do të përdorin municion stërvitor dhe granata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.