Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në ishullin kroat u dogjën 450 hektarë tokë, arrestohen dy shqiptarë

Gazeta10
28 July 2023 - 15:38

Dje gjatë ditës, në ishullin Çiovo të Kroacisë u përhap një zjarr i madh, duke djegur 450 hektarë tokë.

Ndërkaq, në mediat sociale ka nisur të shpërndahet një video e cila paraqet fillimin e zjarrit.

E policia dje njoftoi se ka arrestuar dy persona, të cilët thotë se janë punëtorë të huaj.

Siç shkruan “Slobodna Dalmacija”, të lidhur me zjarrin janë dy shtetas shqiptarë që kanë leje pune dhe ndodhen në Kroaci legalisht dhe që po kryenin punime ndërtimore në një shtëpi.

Të dy janë arrestuar dhe ndodhen në komisariat ku po kryhet hetimi penal.

Siç konstatohet nga hetimet e deritanishme, zjarri ka rënë në afërsi të shtëpisë ku ata po punonin, ndërsa shkaku i zjarrit do të përcaktohet me hetime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.