Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në kohën e masave kundër Kosovës, Osmani bënë thirrje për forcim partneriteti me ShBA-në

Gazeta10
04 July 2023 - 9:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në ditën e tyre të pavarësisë.

Osmani është shprehur se vlerat e idalet e amerikanëve janë edhe të kosovarëve.

“Gëzuar 4 korrikun për POTUS Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”, ka thënë ajo.

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.