Lajme

Ne Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit

Gazeta10
02 Shkurt 2023 - 23:08

Në Kosovë është organizuar Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të shtetit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në shenjë të një miqësie të re ndërmjet dy vendeve dy vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të kujtojmë së bashku Holokaustin – një prej episodeve më të errët të historisë së njerëzimit.

“Jo vetëm tmerret e Holokaustit, por edhe shembulli i këtyre njerëzve të guximshëm, duhet të na frymëzojë sot. Ata duhet të na frymëzojnë që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të parandaluar dhe luftuar dhunën sistematike shtetërore – deri dhe duke përfshirë gjenocidin – kudo që ndodh në botë. Këtu në Kosovë, ku u krye gjenocidi i fundit i shekullit të 20-të, ne jemi më se të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në këtë detyrë të shenjtë. Pas pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne iu bashkuam menjëherë sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër atyre që ishin përgjegjës. Në nivel ushtarak, ushtarët e Kosovës kanë marrë pjesë me entuziazëm në Defender Europe dhe këtë vit ne do të jemi nikoqirë të stërvitjeve në vendin tonë.”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.