
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar për Shefe të Shërbimit Kombëtar të Shqipërisë, SHIK një kosovare. Bëhet fjalë për Vlora Hysenin.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar” ka shkruar Rama.
Vlora Hyseni kishte shërbyer edhe më herët në Agjencinë Intelegjente të Kosovës – AKI, duke arritur në pozitën e zëvendës-drejtoreshës dhe UD të Drejtorit të AKI-së në Kosovë.
Ajo kishte shërbyer në AKI që nga fillimi i këtij institucioni, duke pasur mbështetjen e madhe të SHBA-ve dhe vendeve tjera mike.
Hyseni u largua nga shërbimi në intelegjencën kosovare pas ardhjes në pushtet të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.