Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në kulmin e grevës, Kurti e Murati në Japoni për ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit

Gazeta10
26 September 2022 - 14:13

Greva e arsimit ka hyrë në ditën e 26 të saj, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin e vendit, Albin Kurti ta ndjek agjendën e tij zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, raporton Gazeta 10.

“Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare”, thuhet aty.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në korrik të këtij viti në një ngjarje në qytetin Nara./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.