Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në nderim të ish-presidentit Carter, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në Ambasadën në Washington

Gazeta10
09 January 2025 - 15:49

Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Washington është ulur në gjysmështizë, në nderim të ish -presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës James Earl Carter.

Në faqen zyrtare të ambasadës është publikuar një fotografi ku shihet flamuri në gjysmështizë.

Jimmy Carter, që ishte presidenti i 39’të i ShBA’së, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Carter – i cili ishte president nga viti 1977 deri më 1981 – vdiq në shtëpinë e tij në Plains, Xhorxhia, njoftoi djali i tij dhe Qendra Carter.

Presidencën e tij e dëmtoi kriza 444-ditëshe e pengjeve amerikane në Iran, si dhe një numër çështjesh të brendshme ekonomike.

Në garën për rizgjedhje në vitin 1980, Carter u mund nga Ronald Reagan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.