Gazeta10

Në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit përurohet fabrika e veturave elektrike në Tetovë

Sot në përvjetoin e Marrëveshjes së Ohrit është përuruar fabrika e veturave elektrike në Tetovë, raporton Gazeta10.

Kjo fabrikë është stacionuar në Zonën e lirë ekonomike të Tetovës, teksa këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ka përgëzuar mikun e tij Lazim Destanin i cili në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të realizojë këtë investim.

Ky investim pritet të jetë në vlerë prej 130 milion eurove dhe do të hap 890 vende të reja të punës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri, fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë